Kurti: Për tri vjet në qeverisje kemi arritur që ta rrisim ekonominë

  • A.P /
  • 21 March 2024 - 20:35
Kurti: Për tri vjet në qeverisje kemi arritur që ta rrisim ekonominë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se për tri vjet në qeverisje kanë arritur që ta rrisin ekonominë.

Ai tha se paratë i kanë shpërndarë përmes paketave të ndryshme, duke përfshirë sfidat me pandeminë, inflacionin, energjinë etj.

Kurti ka thënë se gjatë këtyre viteve janë përballur me shumë sfida.

"Këto tri vite ishin për plotë sfida, por edhe të arritura. Ku besoj që një nga të  arriturat kryesore është fakti që kemi ngritur Kosovën sa i përket  ekonomisë, prej 6.2% të GDP-së, këtë e kemi shpërndarë përmes pakove prej ballafaqimit me pandeminë, inflacion, krizë energjetike deri tek subvencionime të ndryshme që i kemi bërë gjithë andej” ka thënë Kurti, sipas rtk.

(Kosova Sot Online)