Në vitin 2023 diaspora dërgoi në Kosovë mbi 1.3 miliardë euro
Në vitin 2023, remitancat apo dërgesat financiare të mërgimtarëve në Kosovë kaluan 1.3 miliardë euro përkatësisht 1 miliard e 343.4 milionë euro, transmeton “Kosova Sot Online”.
Sipas të dhënave të BQK-së, për dymbëdhjetë muajt e vitit 2023, vlerë më e lartë mjeteve të dërguara është regjistruar në muajin gusht me 141.7 milionë euro përderisa vlerë më e ulët evidentohet në muajin shkurt me 82.1 milionë euro.
Në Kosovë mesatarisht erdhën 111.9 milionë euro çdo muaj.
(Kosova Sot Online)
