KQZ’ja siguron zyrat për votimin për apo kundër largimit të kryetarëve në katër komunat veriore

  • E.K /
  • 22 March 2024 - 13:09
KQZ’ja siguron zyrat për votimin për apo kundër largimit të kryetarëve në katër komunat veriore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka konfirmuar se janë siguruar zyrat për procesin për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat veriore, transmeton “Kosova Sot Online”.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha se ky proces do të mbahet në hapësirat e objekteve të administratës komunale.

“Në fillim të mbledhjes, u prezantua një raport lidhur me përgatitjet për organizimin e procesit të votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, që do të mbahet më 21 prill 2024. Me qëllim të funksionalizimit të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve në këto katër komuna, me përkrahjen e komunave përkatëse, janë siguruar zyret në hapësirat e objekteve të administratës komunale”, tha ai.

(Kosova Sot Online)