Lekaj: Arsyet e Albinit për me shku në zgjedhje janë me shpëtu veten

  • A.P /
  • 22 March 2024 - 13:51
Lekaj: Arsyet e Albinit për me shku në zgjedhje janë me shpëtu veten

Thirrjen e tij të mbrëmshme për zgjedhje të reja, deputeti i AAK-së, Pal Lekaj e ka parë si tendencë të kryeministrit Kurti për ta shpëtuar veten, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Lekaj ka thënë se Kurti në këtë mënyrë po dëshiron ta shpëtojë veten, ndërsa arsyet e AAK-së  janë për ta shpëtuar Kosovën, nga siç ka thënë ai “hendeku ku e ka futur Albin Kurti”.

“Arsyet e Albinit për me shku në zgjedhje janë me shpëtu veten, arsyet tona për me shku ne zgjedhje janë me shpëtu Kosovën nga hendeku ku e ka futë Albini”, ka thënë Lekaj.

(Kosova Sot Online)