Disa persona gjuajnë me armë në sallën e koncerteve në Moskë, raportohet për të vdekur e plagosur

  • A.P /
  • 22 March 2024 - 20:31
Disa persona gjuajnë me armë në sallën e koncerteve në Moskë, raportohet për të vdekur e plagosur

CNN po raporton se pesë persona të armatosur e të veshur me veshje kamuflazhi kanë hapur  zjarr me armë automatike ndaj personave që gjendeshin  në sallën e koncerteve në Moskë, Crocus City Hall pranë Moskës. Sipas raportimeve ka të vdekur dhe të plagosur në këtë incident, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Nuk ka ende informacione të sakta për numrin e personave që kanë vdekur dhe plagosur.

“Një tragjedi e tmerrshme ka ndodhur sot në qendrën tregtare Crocus City,” tha kryetari i bashkisë së Moskës Sergei Sobyanin.

“Më vjen keq për të dashurit e viktimave”.

(Kosova Sot Online)