Rohde: Ne bëmë atë që ishte e nevojshme për të parandaluar mizoritë nga regjimi i Millosheviqit

  • A.P /
  • 24 March 2024 - 09:10
Rohde: Ne bëmë atë që ishte e nevojshme për të parandaluar mizoritë nga regjimi i Millosheviqit

Fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake e policore serbe nuk është arsye për festë, ka deklaruar ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se është bërë ajo që ishte e nevojshme për ta parandaluar gjakderdhjen dhe mizoritë e mëtejshme të regjimit të Millosheviqit.

Në platformën “X”, Rohde ka shkruar se i qëndrojnë atij vendimi.

“Ne bëmë atë që ishte e nevojshme për të parandaluar gjakderdhjen dhe mizoritë e mëtejshme nga regjimi i Millosheviqit në Kosovë pasi diplomacia dështoi. Ishte përgjegjësia jonë morale dhe ne i qëndrojmë atij vendimi”, ka shkruar Rohde.

(Kosova Sot Online)