Osmani në 25 vjetorin e masakrës së familjes Berisha: Në kërkim të drejtësisë, nuk do të heshtim asnjëherë

  • E.K /
  • 26 March 2024 - 10:58
Osmani në 25 vjetorin e masakrës së familjes Berisha: Në kërkim të drejtësisë, nuk do të heshtim asnjëherë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në 25 vjetorin e masakrës së familjes Berisha në Suharekë, ka thënë se tre personat që i mbijetuan kësaj masakre janë dëshmi e brutalitetit të regjimit kriminal serb, përcjell “Kosova Sot Online”.

“25 vjet më parë, 46 anëtarë të familjes Berisha në Suharekë u masakruan në pragun e shtëpisë së tyre nga forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë. Edhe më e rëndë është dhimbja nga fati i pazbardhur i një pjese të anëtarëve të familjes Berisha. Nga kjo masakër e tmerrshme, Vjollca me të birin Gramozin dhe Shyhretja, shpëtuan dhe janë dëshmi e brutalitetit të regjimit kriminal serb”, ka thënë presidentja Osmani.

“Në kërkim të drejtësisë, respektit ndaj viktimave dhe familjeve nuk do të heshtim asnjëherë. Drejtësia për viktima dhe zbardhja e fatit të të zhdukurve me dhunë janë synim i vazhdueshëm”, ka thënë ajo.

(Kosova Sot Online)