Hoxha: 77 policë kanë dhënë dorëheqje vitin e kaluar, është trend në gjithë botën

  • E.K /
  • 26 March 2024 - 13:15
Hoxha: 77 policë kanë dhënë dorëheqje vitin e kaluar, është trend në gjithë botën

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, gjatë raportimit në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, ka thënë se 77 zyrtarë policorë dhe staf civil kanë dhënë dorëheqje gjatë vitit të kaluar, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ky trend sipas Hoxhës ndodh në gjithë botën.

“Gjatë vitit të kaluar 77 zyrtarë policorë dhe staf civil kanë dhënë dorëheqje, është trend në gjithë botën po edhe tek ne po vazhdon”, tha Hoxha.

(Kosova Sot Online)