Rohde në Krushë të Madhe: Kjo si dhe masakrat tjera vetëm treguan se kishte ardhur koha që NATO të ndërhynte

  • E.K /
  • 26 March 2024 - 13:31
Rohde në Krushë të Madhe: Kjo si dhe masakrat tjera vetëm treguan se kishte ardhur koha që NATO të ndërhynte

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde tha se masakrat si ajo në Krushë të Madhe të Rahocecit 25 vjet më parë treguan se kishte ardhur koha për ndërhyrjen e NATO-s, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Kjo si dhe masakrat tjera, vetëm treguan se kishte ardhur koha tashmë që NATO të ndërhynte për ta shmangur atë tragjedi humanitare si dhe spastrimin etnik i cili po ndodhte këtu”, tha Rohde.

Ambasadori gjerman kërkoi që autorët e kësaj masakre të dalin para drejtësisë.

“Shumica e atyre që i kanë kryer këto krime janë ende në arrati dhe krejt çka mund të them, është që kjo nuk do të duhej të lejohej”, tha ai.

(Kosova Sot Online)