Troccaz dhe Guerot vizitojnë Manastirin e Deçanit

  • A.P /
  • 26 March 2024 - 16:24
Troccaz dhe Guerot vizitojnë Manastirin e Deçanit

Emisari special i Francës për Ballkanin, René Troccaz, bashkë me ambasadorin francez, Olivier Guerot, sot kanë vizituar Manastirin e Deçanit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Për vizitën e francezëve ka njoftuar faqja e Manastirit në X ku shtoi se ata ishin takuar disa serbë të Kosovës në fshatin Gorazhdevac.

“Këtë mëngjes, mirëpritem z. René Troccaz, emisari special i Ministrisë së Jashtme franceze për Ballkanin Perëndimor dhe Olivier Guerot, ambasadorin francez në Prishtinë, në Manastirin e Deçanit. Gjatë ditës, diplomatët francezë vizituan Manastirin e Patrikanës së Pejës, qendrën historike të Kishës Ortodokse Serbe dhe fshatin Gorazhdevac, ku ata u takuan me një grup të serbëve të Kosovës”, ka njoftuar Manastiri.


(Kosova Sot Online)