Gashi: Qeverisja e Albin Kurtit po shkon drejt fundit

  • A.P /
  • 26 March 2024 - 17:15
Gashi: Qeverisja e Albin Kurtit po shkon drejt fundit

Shefi i deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës  Arben Gashi, ka deklaruar se qeverisja e Albin Kurtit, po shkon drejt fundit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai tha se qytetarët duhet të përgatiten për zgjedhje.

“Zgjidhja të cilën ne konstatojmë është se kryeministri duhet t’iu japë mundësi qytetarëve që të gjejnë zgjidhje. Ai duhet të dorëhiqet, dhe pastaj ne ta shpërndajmë kuvendin. Kurti duhet ta krijojë situatën e re politike me dorëheqje”, u shpreh Gashi.

“Kryeministri është i dorëzuar politikisht, juridikisht, i tërhequr administrativisht, i paaftë në qeverisje, mbetet edhe formalizimi i dorëheqjes dhe tërheqjes së tij nga ky mandat”, tha ai.

(Kosova Sot Online)