Gërvalla flet nga Nju Jorku pas dështimit të Moskës: Rusia e vetmuar

  • A.P /
  • 26 March 2024 - 17:20
Gërvalla flet nga Nju Jorku pas dështimit të Moskës: Rusia e vetmuar

Pasi Rusia ka dështuar që të fus në rend të ditës në Këshill të Sigurimit çështjen e bombardimit të Jugosllavisë nga NATO, shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz, është lajmëruar nga Nju Jorku, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gërvalla ka thënë se Këshilli i Sigurimit nuk do të duhej të shndërrohej në një platformë nga ku Rusia dhe autokraci të tjera shpërndajnë propagandë.

“Në selinë e Kombeve të Bashkuara, pas dështimit të Rusisë dhe Serbisë për të shfrytëzuar Këshillin e Sigurimit për të shpërndarë propagandën e tyre për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë në vitin 1999”, ka shkruar Gërvalla.

Ministrja e jashtme ka deklaruar se ajo çfarë ka ndodhur në OKB, tregon se sa e vetmuar është aktualisht Rusia dhe se sa e fortë është pjesa tjetër e botës.

(Kosova Sot Online)