Zyrtare, Bedri Hamza kandidat i PDK-së për kryeministër të Kosovës

  • E.K /
  • 27 March 2024 - 15:33
Zyrtare, Bedri Hamza kandidat i PDK-së për kryeministër të Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi sot ka propozuar Bedri Hamzën kandidat për kryeministër të ardhshëm të Kosovës, përcjell “Kosova sot Online”.

Krasniqi ka shkruar se Bedri Hamza është përgjigja e thirrjeve të qytetarëve për jetë, mirëqenie dhe të ardhme më të mirë e të sigurt.

“Sot, kam nominuar Bedri Hamzën si kandidat të Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër të vendit tonë. Si një personalitet i dëshmuar, Bedriu është përgjigjja jonë ndaj thirrjeve të qytetarëve për jetë, mirëqenie dhe të ardhme më të mirë e më te sigurt! Të priftë e mbara, Kryeministër”, ka shkruar Krasniqi.

(Kosova Sot Online)