Ky është parashikimi i motit për dhjetëditëshin e parë të prillit, do të ju befasojnë temperaturat

  • S.A /
  • 30 March 2024 - 07:40
Ky është  parashikimi i motit për dhjetëditëshin e parë të prillit,  do të ju  befasojnë temperaturat

Mot edhe më i ngrohtë se dje dhe kryesisht me diell parashihet të mbajë sot në vend. Temperaturat do të shkojnë deri në 25 gradë, sipas “Mendimi për motin”.

I ngrohtë mbetet moti edhe ditën e diel dhe të hënë, me vransira që kalojnë kohëpaskohe, por nuk priten gjasa për të reshura shiu, transmeton "Kosova Sot Online ".

{712131/}

“Temperaturat maksimale mbesin të larta deri në 25C, lokalisht edhe 26C.  Të martën orëve të hershme të mëngjesit kalimi i një fronti pritet të sjell shkurtimit reshje shiu.  Temperaturat maksimale zbresin në 18C”, thuhet në njoftim.

Pas mundësive për të reshura të martën, ditëve tjera pritet mot i ngrohtë dhe me më shumë intervale me diell.

“Sipas trendeve më të fundit në dhjetëditëshin e parë të prillit, pas mundësive për të reshura ditën e martë, mbetet mot i ngrohtë dhe me më shumë intervale me diell.  Maksimalet luhaten ndërmjet 17C e 20C, e ato minimale ndërmjet 5C e 8C.  Nga fundjava e ardhshme sërish temperaturat ka gjasa të rriten mbi 20C.  Tek pas dhjetëditëshit të parë, temperaturat marrin një tendencë të rënies, e paraqiten më shumë vransira, por edhe sinjale për mundësi të reshjeve të shiut”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online )