Njeriu që cilësohet si një nga peshkopët më të fuqishëm të KOS-it, ka bërë një deklaratë nxitëse për Kosovën

  • S.A /
  • 01 April 2024 - 08:43
Njeriu që cilësohet si një nga peshkopët më të fuqishëm të KOS-it, ka bërë një deklaratë nxitëse për Kosovën

Ipeshkvi Irinej i Baçkës, në tubimin shkencor të mbajtur së fundmi “Kosova, historia dhe trashëgimia kulturore” në Fakultetin Teologjik Ortodoks të Universitetit të Beogradit, ka bërë një deklaratë nxitëse rreth Kosovës. Duke folur për të ashtuquajturën “Besëlidhja e Kosovës”, ai tha se sa të ketë serb në këtë planet dhe ata janë ortodoksë, kjo ide do të jetohet, transmeton "Kosova Sot Online ".

“Populli ynë, populli perandorak, e ndjeu në mënyrë të pagabueshme thelbin shpirtëror të vendosmërisë së Llazarit dhe personalitetin e tij dhe thelbin shpirtëror të asaj që ndodhi në Fushën e Kosovës. Prej atëherë e deri më sot dhe përderisa të ketë serb në këtë planet dhe ata janë ortodoksë, ata do të jetojnë Besëlidhjen e Kosovës. Me vetëdije apo pa dije, një pjesë e mirë e fiseve tona, të cilët ndërkohë kanë ndërruar fenë, jetojnë me të. Për ilustrim do të citoj një shembull kur armiqtë e Besëlidhjes së Kosovës me origjinë serbe, të pafetë në Mal të Zi, vendosën ta rrënojnë kapelën e Njegoshit në Lovçen, sepse ishte një përkujtim i vazhdueshëm i Besëlidhjes së Kosovës dhe atij si një poet i madh, i patejkalueshëm. Cfare ndodhi? Punëtorët nuk donin ta prishnin dhe u sollën të burgosur nga Spuz. I dhanë kazma dhe u thanë të prishnin. Njëri prej të burgosurve, një musliman, hodhi mjetin e tij dhe tha: “Unë nuk po ia shkatërroj vendin e adhurimit askujt.” Menjëherë pas tij, të gjithë të tjerët bënë të njëjtën gjë. Kështu kapelën e Njegoshit e shkatërruan serbët e pazot. Disa njerëz, paraardhësit e të cilëve kanë qenë serbë, diku në thellësi të shpirtit të tyre kanë një ndjenjë për besëlidhjen”, tha Buloviq.

Kujtojmë se ndonëse kishte lindur si serb nga Vojvodina, Irinej Buloviq premtoi se do të vdiste si grek dhe do të ringjallej si rus.

Në opinionin kroat ai njihet më shumë si babai shpirtëror i patriarkut serb Porfiri dhe anëtar i rrethit teologjik të “Justinianëve”, të cilit i përkiste edhe mitropoliti i ndjerë Amfilohije. Publiku në Serbi e percepton atë si një nga peshkopët më të fuqishëm të Kishës Ortodokse Serbe dhe e prezantojnë atë si një “ujk në mantel”

(Kosova Sot Online )