Organizohet ndejë për aktorin Lulzim Rexha: Hajde edhe ti

  • A.P /
  • 03 April 2024 - 17:39
Organizohet ndejë për aktorin Lulzim Rexha: Hajde edhe ti

Para disa kohësh, aktori Lulzim Rexha është diagnostikuar me kancer dhe për trajtimin e tij ai ka nevojë për ndihmën e të gjithë atyre që kanë mundësi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Për grumbullimin e mjeteve financiare, në përkrahje ka dalë edhe “Bamboo Bar” në udhëheqje të Arian Hencit, i cili ka organizuar një ndejë për nesër në përkrahje të Lulit.

Aty do të marrin pjesë: Vedat Bajrami, Armond Morina, Fatmir Spahiu, Denik Prizreni, Faton Isufi , Xhaner Gashi dhe Dj. Dagz & PM.

Të gjitha mjetet që grumbullohen do t’i dorëzohen Lulit.


(Kosova Sot Online)