Numri i zyrtarëve që nuk deklaruan pasurinë është shtatfishuar

  • A.P /
  • 03 April 2024 - 18:10
Numri i zyrtarëve që nuk deklaruan pasurinë është shtatfishuar

Raportohet se për rreth shtatë herë është rritur numri i zyrtarëve publik që nuk e kanë bërë deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion në krahasim me vitin e kaluar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Afro 200 zyrtarë nuk i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes për deklarimin e pasurisë, nga 8 mijë sa ishin të obliguar.

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsion, Yll Buleshkaj thotë se përkundër që ka pasur lehtësime në procesin e deklarimit, numri i zyrtarëve që nuk e kanë kryer këtë obligim, është rritur në krahasim me vitin e kaluar gjatë vitit të kaluar kanë qenë mbi 30 persona që nuk e kanë deklaruar pasurinë, derisa tregon se këtë vit, ky numër shkon në 200.

(Kosova Sot Online)