Humb jetën një person pasi bie nga lartësia teksa po punonte

  • A.P /
  • 03 April 2024 - 19:29
Humb jetën një person pasi bie nga lartësia teksa po punonte

Paraditen e kësaj të mërkure, një 55-vjeçar ka rënë nga lartësia ku po punonte, ku për pasojë ka humbur jetën, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kodrën e Diellit,

Më datë 03.04.2024, rreth orës 09:00, te Kodra e Diellit, në një kantier ndërtimi, ka rënë nga lartësia e objektit ku ishte duke punuar, shtetasi S. B., 55-vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, ky shtetas ka humbur jetën në spital, rreth orës 13:10.

(Kosova Sot Online)