Njoftimi i ZKM për takimin Kurti- Peach: Kryeministri ndau reflektimet për vizitën në Irlandën e Veriut

  • S.A /
  • 04 April 2024 - 12:14
Njoftimi i ZKM për takimin Kurti- Peach: Kryeministri ndau reflektimet për vizitën në Irlandën e Veriut

ZKM ka njoftuar për takimin e Kurtit me emisarin britanik Lord Stuart Peach.Në komunikatë thuhet se temë diskutimi ishin zhvillimet në rajon, me theks sundimin e ligjit dhe të sigurisë, transmeton "Kosova Sot Online ".

Kurti tha se ligjshmëria dhe siguria shkojnë bashkë.

“Zhvillimet në rajon, me theks në sundimin e ligjit dhe sigurisë, ishin temë e diskutimit dhe e interesimit të përbashkët. Në këtë drejtim, kryeministri theksoi se ligjshmëria dhe siguria shkojnë bashkë.”

Po ashtu, është diskutuar edhe siguria e Kosovës, për çka kryeministri Kurti foli për sigurinë e kufirit me Serbinë.

“Në takim u diskutua edhe për sigurinë e Kosovës. Kryeministri theksoi rëndësinë e sigurisë së kufirit me Serbinë, prej nga edhe vjen agresioni ndaj Kosovës, siç edhe u dëshmua në shtatorin e vitit të kaluar.”

Kurti i foli emisarit për reflektimet për vizitën që ai kishte zhvilluar në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë dhe takimet në Irlandën e Veriut në fund të muajit shkurt të këtij viti.

“Gjatë bisedës, kryeministri Kurti gjithashtu ndau me Lord Peach reflektimet e tij për vizitën që kishte në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë, si dhe takimet në Irlandën e Veriut në fund të muajit shkurt të këtij viti.”

Kurti e falënderoit emisarin Peach “për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Republikës së Kosovës dhe bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe rolin aktiv të saj në fushën e sigurisë”.

ZKM ka përmendur vendimin e Mbretërisë së Bashkuar që të sjellë edhe 200 ushtarë në kuadër të KFOR’it pas sulmit në Banjskë.

“Kujtojmë që në përgjigje të sulmit terrorist dhe paramilitar me 24 shtator të vitit të kaluar në Banjskë, në tetor të vitit të kaluar Mbretëria e Bashkuar mori vendim për dislokimin e 200 ushtarëve shtesë nga Regjimenti Mbretëror i Batalionit të Parë të Princeshës së Uellsit, që ju bashkuan misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.”

(Kosova Sot Online )