Gashi i LDK-së: Albin Kurti u dorëzojke si pula

  • A.P /
  • 04 April 2024 - 21:20
Gashi i LDK-së: Albin Kurti u dorëzojke si pula

Arben Gashi, shef i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se nuk ka njeri në historinë politike që “ka mashtruar më shumë” sesa Albin Kurti, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Njeriu që ka mashtru më së shumti në historinë politike të Kosovës është Albin Kurti. Në të gjitha kauzat e veta”, ka thënë Gashi.

Gashi ka kritikuar Kurtin për çështjen e dialogut me Serbinë, si dhe për qeverisjen e brendshme.

"Albin Kurti u dorëzojke si pula", tha ai.

Ai ka thënë se ditën e zgjedhjeve qytetarët kur do të votojnë do të pyesin a kanë jetuar më mirë në këto katër vite.

(Kosova Sot Online)