Lajçak jep detaje pas takimit me Kamberin

  • A.P /
  • 05 April 2024 - 22:22
Lajçak jep detaje pas takimit me Kamberin

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka takuar sot në Bruksel, deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Lajçak tha se me Kamberin kanë diskutuar për gjëra të dobishme, përfshirë edhe për të drejtat e njeriut dhe të pakicave.

Këto çështje sipas Lajçak janë kyçe në procesin e integrimit evropian.

“Diskutuam tema të rëndësishme, duke përfshirë të drejtat e njeriut dhe të pakicave, të cilat janë çështje thelbësore në procesin e integrimit evropian”, ka shkruar Lajçak në një postim në platformën “X”.

(Kosova Sot Online)