Bajrami i reagon Muratit: Ministër i dështimeve kapitale, e dimë që po të pengojmë, por s’ndalemi, propaganda nuk kalon

  • S.A /
  • 06 April 2024 - 07:54
Bajrami i reagon Muratit: Ministër i dështimeve kapitale, e dimë që po të pengojmë, por s’ndalemi, propaganda nuk kalon

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami e ka quajtur sot ministrin e Financave, Hekuran Muratin ministër të dështimeve kapitale, transmeton "Kosova Sot Online".

Ajo tha se se Murati ka shënuar dakort të dështimeve dhe që si i tillë po mundohet që ta mbulojë krimin e korrupsionin me tenderët njëburimor dhe dështimet në investime kapitale.

Ajo i përmendi edhe disa nga pikat ku sipas saj ka dështuar Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti.

“Ministri i dështimeve kapitale po e arsyeton korrupsionin qeveritar Qeverinë e dështimeve, të korrupsionit, të tenderëve njëburimor dhe të tenderëve sekret e ka kapur paniku se po i dalin për çdo ditë dështimet në shesh. Më së shumti kanë nisur të brengosën ministrat që kanë shënuar rekorde dështimi. Njëri prej tyre është Hekuran Murati, i cili po tenton të mbulojë krimin e korrupsionin me tenderët njëburimor dhe dështimet në investime kapitale. Në vend të 160 çerdheve e keni ndërtuar një urë. Do të mbaheni mend si Qeveria e “Urës së Staradranit”. Keni premtuar ulje të çmimit të energjisë elektrike, e do të mbaheni mend që keni ngritur çmimin për ta ndihmuar Martin Berishajn. Hajde përkraheni Komisionin Hetimor për tenderët njëburimor dhe ta shohin të gjithë krimin e korrupsionin që ka kapluar këtë Qeveri.Jeni të paaftë, të korruptuar dhe s’mund të fshiheni prapa askujt sepse tanimë të gjithë ju njohin. Dhe po e dimë që po të pengojmë por s’do të ndalemi – Propaganda nuk kalon!”, ka shkruar ajo.

(Kosova Sot Online )