Parashikimi i motit për këtë fundjavë dhe javën e ardhshme, sa do të shkojnë temperaturat

  • S.A /
  • 06 April 2024 - 07:40
Parashikimi i motit për këtë fundjavë dhe javën e ardhshme, sa do të shkojnë temperaturat

Mot më i ngrohtë parashihet të mbajë sot në vend, kryesisht me diell. Kohë pas kohe mund të kalojnë edhe vranësira, sipas “Mendimi për motin”, ytransmeton "Kosova Sot Online".

Temperatura minimale zbret në 6C e 8C, e ajo maksimale gjatë ditës në rritje deri në 24C e 25C.

713040

Ditën e diel orëve të pasdites priten zhvillime të vranësirave të pakta lokale, por se nuk paraqiten kushte për të reshura.

“Temperatura maksimale në një rënie të lehtë në 22C e 23C.  Era ndryshon drejtimin në veriore e frynë me intenzitet mesatarë 5-12m/s.  Nga dita e hënë kryesisht me diell dhe temperatura në rritje deri në 26C.  Të mërkurën mbrëma shtim i vransirave. Këtë fundjavë nuk do të ketë depërtime të pluhurit saharian, ndaj edhe cilësia e ajrit mbetet në vlera të mira dhe të pranueshme”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online )