Lipjan: Një grua raporton se kunati i saj e largoi nga shtëpia, dërgohet në strehimore me dy fëmijët

  • E.K /
  • 06 April 2024 - 08:47
 Lipjan: Një grua raporton se kunati i saj e largoi nga shtëpia, dërgohet në strehimore me dy fëmijët

Një grua në Lipjan ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, kunati i saj e ka larguar nga shtëpia, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia ka bërë me dije se viktima me dy fëmijët e saj është dërguar në strehimore.

Për rastin është njoftuar prokurori.

Ndërsa, nuk raportohet për të arrestuar.

“DHUNË NË FAMILJE – Prishtinë 05.04.2024 – 15:50. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, kunati i saj i dyshuari mashkull kosovar, e ka larguar nga shtëpia. Viktima me dy fëmijët e saj është dërguar në strehimore. Është njoftuar prokurori dhe nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)