LDK: Me këtë Qeveri, Kosovës i duhen 40 vite për të arritur Kroacinë, plot 80 vite mesataren e BE’së

  • E.K /
  • 06 April 2024 - 11:36
 LDK: Me këtë Qeveri, Kosovës i duhen 40 vite për të arritur Kroacinë, plot 80 vite mesataren e BE’së

Lidhja Demokratike e Kosovës po thotë se pushteti po propagandon kur po thotë se rritja mestare ekonomike ka qenë 6.2 përqind në tri vjet qeverisje, meqë po e llogaritë edhe rritjen në vitin post-pandemik, përcjell “Kosova Sot Online”.

Nga kjo parti thonë se me trendin e kësaj Qeverise, Kosovës i duhen 40 vite për të arritur Kroacinë dhe plot 80 vite mesataren e Bashkimit Evropian.

“Pa vitin pandemik dhe atë post pandemik, ekonomia e Kosovës është rritur mesatarisht për vetëm 3.6% në vit. Në 10 vitet paraprake, rritja mesatare vjetore ishte 4.7%. Mungesa e investimeve kapitale qendrore (vetëm 11% e buxhetit, rekord i ulët historik) e shpërndarja e plot 811 milionë eurove si ndihmë pa efekt, janë arsyet e një rritje kaq të ulët ekonomike”, thuhet në reagimin e LDK’së.

“Arsyeja për një rritje jo të mjaftueshme ekonomike është mungesa e investimeve kapitale. Kujtojmë se në 3 vitet e fundit, imvestiemt qendrore janë – si asnjëherë më parë – vetëm 11%. Gjersa, Qeveria në këto tre vite ka ndarë 811 milionë euro para si ndihmë. Pa investime e projekte kapitale, nuk mund të ketë zhvillim. Propaganda nuk e bën ekonominë. Fundja, mirëqenia e zhvillimi s’mund të fshihen sepse ato i ndjenjë qytetarët tanë në çdo hap të tyre.”

(Kosova Sot Online)