Goditi me veturë dy persona, arrestohet i dyshuari

  • A.P /
  • 07 April 2024 - 09:31
Goditi me veturë dy persona, arrestohet i dyshuari

 Në person në Prishtinë, është arrestuar pasi dyshohet se kishte shkuar te punëtoria e dy personave dhe pas një mosmarrëveshje rreth një pagese, ka goditur që të dy me veturë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

I dyshuari më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

“LËNDIM I LEHTË TRUPOR- Prishtinë,06.04.2024-12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se i njëjti kishte shkuar te punëtoria e dy viktimave meshkuj kosovar dhe pas një mosmarrëveshje rreth një pagese i kishte goditur me veturë viktimat dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Si pasojë e lëndimeve të pësuara, viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit, me vendim te prokurorit kujdestar i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes.”

(Kosova Sot Online)