Detaje të reja: Dy fëmijët e goditur nga vetura në gjendje të rëndë

  • A.P /
  • 07 April 2024 - 17:09
Detaje të reja: Dy fëmijët e goditur nga vetura në gjendje të rëndë

Raportohet se drejtuesi i veturës me të cilën u goditën dy fëmijë në Pejë është ndaluar për 48 orë, 
transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi ka deklaruar se fëmijët kanë marrë lëndime të rënda dhe se njëri është dërguar në QKUK, ndërsa tjetri po trajtohet në spitalin e Pejës.

“Një person është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit për shkak të veprës penale ‘Rrezikimi i trafikut publik’, ku janë goditur nga vetura dy të mitur këmbesorë. Njëri prej tyre është dërguar për tretman mjeksor në QKUK, kurse tjetri ne Spitalin e Pejës. Dy të miturit kanë lëndime të renda trupore”, tha Nikçi.

Një prokuror ka dalë në vendin e ngjarjes. Nikçi thotë se “brenda afatit ligjor do paraqes kerkese per sigurimin e prezeces se te pandehurit ne procedure penale”.

(Kosova Sot Online)