Kryeziu: Deri më 25 maj, Qeveria e Kosovës duhet ta dërgoj Asociaconin në Gjykatën Kushtetuese

  • S.A /
  • 11 April 2024 - 07:51
Kryeziu: Deri më 25 maj, Qeveria e Kosovës duhet ta dërgoj Asociaconin në Gjykatën Kushtetuese

Ish- gjykatësi i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet ta dërgoj Asociaconin në Gjykatën Kushtetuese deri në fund të muajit maj, transmeton "Kosova Sot Online ".

”Deri më 25 maj mendoj se duhet të nënshkruhet dhe të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese projekt statuti nga Qeveria e Kosovës”, tha Kryeziu.

Ai tutje ka deklaruar se Qeveria e Kosovës nuk ka tjera detyra ”Asociacionin e ka dhe Manastirin e Deçanit edhe është e përshtatshme për shkak se i ka 50 %”.

Kryeziu tha se në Kosovë është një sovranitet i butë për shkak të serbëve që jetojnë Kosovë dhe nuk i rrespektojnë ligjet e Kushtetuës së Kosovës.

”Ne kemi në Kosovë një sovranitet të butë në aspektin territorial, nuk është sovranitet klasik si duhet të jetë për shkak të nacionalitetit serb që janë qytetarë të Kosovës dhe janë të pa dëgjueshëm ndaj Kushtetutës të Kosovës, ndaj ligjeve”, tha Kryeziu.

(Kosova Sot Online )