Raporti i policisë për aksidentin e rëndë në Leposaviq ku ndërruan jetë dy persona

  • E.K /
  • 11 April 2024 - 08:43
Raporti i policisë për aksidentin e rëndë në Leposaviq ku ndërruan jetë dy persona

Dy të rinj kanë vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë dje në Leposaviq, ndërsa një tjetër ka marrës lëndime të rënda trupore, percjell "Kosova Sot Online".

Deri tek aksidenti dyshohet se ka ardhur kur njëra nga veturat e involvuara në aksident ishte duke levizur ne shiritin e kundërt të lëvizjes, me c’rast është ndeshur me veturën e cila ishte duke ardhur nga drejtimi i kundërt. 

“Leposaviq / 10.04.2024 – 00:05. Raportohet për një aksident trafiku në mes të dy veturave ku si pasojë e lëndimeve te marra, dy drejtuesit meshkuj kosovarë kanë nderruar jete,  ndërsa pasagjeri mashkull kosovar ka pësuar lëndime të rënda trupore. Deri tek aksidenti dyshohet se ka ardhur kur njëra nga veturat e involvuara në aksident ishte duke levizur ne shiritin e kundërt të lëvizjes, me c’rast është ndeshur me veturën e cila ishte duke ardhur nga drejtimi i kundërt. Me vendim të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim. 

(Kosova Sot Online)