Donacioni i Gjermanisë për FSK-në, Rohde: Një hap më afër Kosovës

  • E.K /
  • 11 April 2024 - 11:20
Donacioni i Gjermanisë për FSK-në, Rohde: Një hap më afër Kosovës

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ia dorëzoi ministrit kosovar të mbrojtjes, Ejup Maqedonci çelësat e 5 kamionëve që Gjermania ia dhuroi sot Forcës së Sigurisë së Kosovës, përcjell "Kosova Sot Online".

Rohde tha se ky projekt ka filluar që nga viti 2022 me ministrin Mehaj dhe grupin përfaqësues. 

Rohde, në ceremoninë e pranim-dorëzimit të këtij donacioni në kazermën “Adem Jashari” tha se ky është “një hap më afër që ne po e bëjmë drejt Kosovës”.

“Jam shumë i kënaqur të jem sot në dhënien e këtij donacioni, të pesë kamionëve, financim nga Gjermania. Ky projekt ka filluar që nga viti 2022 me ministrin Mehaj dhe grupin përfaqësues. Kjo është një ndihmë për logjistikën, në fushën e transportit në përgjithësi”, tha ambasadori gjerman.

(Kosova Sot Online)