Zbulohet një raport i ri skandaloz për vdekjen e Navalny: Duart dhe këmbët e liderit të opozitës ruse ishin të lidhura

  • S.A /
  • 12 April 2024 - 08:36
Zbulohet një raport i ri skandaloz për vdekjen e Navalny: Duart dhe këmbët e liderit të opozitës ruse ishin të lidhura

Lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny, i cili vdiq në burg më 16 shkurt të këtij viti, ishte “të lidhur fort duart dhe këmbët” për katër deri në pesë orë përpara se të shpallej i vdekur, sipas një raporti të ri, transmeton "Kosova sot Online ".

Organizata ruse e të drejtave të njeriut gulagu.net pretendon se eksperti mjeko-ligjor që ekzaminoi trupin e pajetë të liderit të opozitës 47-vjeçare ishte nën presionin e shërbimeve sekrete për të fshehur gjetjet e tij.

Raportet fillestare ruse thonë se Navalny vdiq nga një “mpiksje gjaku” në burgun djallëzor të Arktikut “Ujku Polar”. Reanimacioni ka zgjatur gjysmë ore, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, kundërshtari ka ndërruar jetë. Kushtet në burg kanë qenë të vështira, dyshohet se kanë ndikuar shtesë në shëndetin e tij.

(Kosova Sot Online )