50 euro gjoba nëse e kaloni rrugën jashtë vendkalimeve të shënuara, Policia tregon se në cilat raste lejohet

  • E.K /
  • 12 April 2024 - 10:25
50 euro gjoba nëse e kaloni rrugën jashtë vendkalimeve të shënuara, Policia tregon se në cilat raste lejohet

Policia e Kosovës ua ka kujtuar këmbësorëve rastet kur mund të kalojnë rrugën jashtë vendkalimeve të shënuara për këmbësorë dhe gjobën me të cilën mund të ndëshkohen nëse nuk e respektojnë këtë rregull, përcjell "Kosova Sot Online".

Kalimi i rrugës jashtë vendkalimeve të shënuara për këmbësorë apo kalimeve të veçanta, mund të bëhet vetëm në rastet kur vendkalimi më i afërt për këmbësorë është më larg se pesëdhjetë (50) metra në vendbanime dhe me larg se njëqind (100) metra jashtë vendbanimeve. 

Me Ligjin e ri për Rregullat e Trafikut Rrugor, mosrespektimi i kësaj rregulle ndëshkohet me 50 euro.

(Kosova Sot Online)