Kosovari i dënuar me 20 vite burg për luftën në Kroaci kërkon ndihmë për blerjen e banesës

  • A.P /
  • 14 April 2024 - 11:00
Kosovari i dënuar me 20 vite burg për luftën në Kroaci kërkon ndihmë për blerjen e banesës

Zenel Krasniqi nga Juniku I dënuar me 20 vite burgim, pas pjesëmarrjes në luftën e Kroacisë, ka bërë një rrëfim prekës, pasi tash e tre muaj është i pastrehë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online". 

 

 

Ai tha se pas lirimit nga burgu një organizatë ndërkombëtare i ka paguar një banesë për një vit e gjashtë muaj, teksa tash është duke jetuar me qira.

Në një rrëfim ai tregoi se si djalin ia kanë vrarë serbët në Gjermani dhe se varrin e tij nuk e ka vizituar ende.

Ai pati kritika për sa i përket lënies në harresë të veprimtarëve të çështjeve kombëtare.

Ai pati vetëm një kërkesë, që të bëhet me banesë.


(Kosova Sot Online)