Hillary Clinton përmes një videomesazhi vjen në Prishtinë

  • A.P /
  • 12 April 2024 - 21:51
Hillary Clinton përmes një videomesazhi vjen në Prishtinë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, do të marrë pjesë në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë i cili do të mbahet në Prishtinë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online". 

Osmani tha se Clinton do të jetë folëse në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

“Kemi nderin e madh që ta kemi Sekretaren e 67-të të ShBA-së, Hillary Clinton, e cila do të na drejtohet neve në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë 2024”, shkroi Osmani.

Clinton do të flasë në këtë forumin përmes një videomesazhi.


(Kosova Sot Online)