Varroset 21 vjeçarja që u vra dje nga ish-bashkëshorti në Ferizaj

  • E.K /
  • 13 April 2024 - 17:22
Varroset 21 vjeçarja që u vra dje  nga ish-bashkëshorti në Ferizaj


I është dhënë lamtumira e fundit, Erona Coklit që u vra dje nga ish bashkëshorti i saj brenda Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj, përcjell "Kosova Sot Online".

Përfaqësuesi i Bashkësisë Islame në Ferizaj, gjatë ceremonisë kërkoi që kryesi i vrasjes të dënohet, teksa bëri thirrje që raste të tilla të mos ndodhin më.

Gjykata Themelore e Ferizajt ia ka caktuar një muaj paraburgim Valon Aliut, i dyshuar për vrasjen e 21-vjeçares dhe plagosjen e vëllait të saj në Ferizaj.

(Kosova Sot Online)