Në Prishtinë sekuestrohet drogë në vlerë rreth 30 mijë euro

  • A.P /
  • 14 April 2024 - 12:42
Në Prishtinë sekuestrohet drogë në vlerë rreth 30 mijë euro

Gjatë operacionit “Shigjetat”, policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar droga sintetike të rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe armë, ku janë arrestuar tre persona,  transmeton gazeta "Kosova Sot Online". 

“Hetuesit policor të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik në Prishtinë gjatë punës hetimore-operative në teren kanë pranuar informata të besueshme se në rrugën “Fehmi”Agani” në Prishtinë persona të dyshuar janë duke u marr me shitblerje të substancave narkotike të llojeve të ndryshme dhe shitjen po e bëjnë kryesisht në nivelin e shpërndarjes lokale-shtigjeve të ndryshme.”

I arrestuari i parë është T.T, për të cilin policia thotë se u prezantua me dokument identifikimi të falsifikuar.

“Me datën 13.04.2024 rreth orës 21:30, në funksion të identifikimit dhe arrestimit të personave të dyshuar dhe gjetjes së dëshmive antidroga e Policisë së Kosovës ka planifikuar dhe realizuar një plan të shpejt taktik ku fillimisht në Rr.”Fehmi Agani” në Prishtinë në një parking është ndaluar i dyshuari i parë me iniciale (T.T; data e lindjes: 02.09.1991), i cili është prezantuar me dokument identifikimi të falsifikuar me emër tjetër me iniciale (L.G; data e lindjes:01.06.1992) dokument i lëshuar nga një shtet tjetër dhe gjatë kontrollit të tij i janë gjetur 650 euro para të gatshme në valuta të ndryshme dhe dy telefona celular.”

Personit të dytë N.G iu gjetën 75 euro, një telefon celular dhe celësat e një banese.

“Në vazhdën e realizimit të operacionit policor në të njëjtin parking është identifikuar dhe ndaluar i dyshuari i dytë me iniciale (N.G; data e lindjes: 14.07.2000), me veturën e tipit Golf 8, ngjyrë e zezë me targa nga të huaja dhe të njëjtit gjatë kontrollit i janë gjetur 75 euro para te gatshme, një telefon celular dhe qelësat e një banese.”

Personi i tretë është D.G. atij iu gjetën dy qese me këpurdha narkotike.

“Njëkohësisht nga ekipet e antidrogës në teren është arrestuar edhe i dyshuari i tretë, me iniciale D.G; data e lindjes: 19.07.2000, i cili ndodhej afër një automjeti me ngjyrë të bardhë me targa të lëshuar nga po i njëjti shtet i huaj sikurse automjeti i të dyshuarit të dytë dhe gjate kontrollit të automjetit në derën e saj nga ana e shoferit janë gjetur dy qese të mbushura me kërpudha të dyshuara narkotike me peshë 3.9 gram.”

Më pas është bastisur banesa e njërit prej të dyshuarve, e cila dyshohet se ka qenë në shfrytëzim nga tre të dyshuarit e lartpërmendur.

Gjatë realizimit të kontrollit në banesë janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë/provat materiale si në vijim:

-Nëntëmbëdhjetë (19) qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kërpudha me peshë totale: 38.9 gram,

-Pesë (5) qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit TUSI (droge e re) me peshë totale: 26.6 gram

-Nëntëmbëdhjetë (19) qese me 518 tableta në formë dhe ngjyra të ndryshme të dyshuara për narkotik të llojit EXTAZY me peshë: 245.9 gram

– Shtatë (7) paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë me peshë: 502.4 gram

-Një (1) cigare e mbështjellë me narkotik të llojit Marihuanë me peshë: 0.7gram

– Njëzet e katër (24) paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit KETAMINË me peshë totale: 764.3 gram.

– Nëntë (9) paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit MDMA me peshë: 228.1 gram

– Shtatë (7) paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit SPEED me peshë: 118.1gram.

– Dyzet e shtatë (47) tableta të dyshuara për narkotik të llojit LSD

– Njëzet e tetë (28) qese të vogla me substancë të dyshuar narkotike të llojit KOKAINË me peshë totale: 15.2 gram.

– Një (1) paketim me substancë të dyshuar narkotike e llojit Kokainë me peshë: 61.2 gram

– Nëntëdhjetë e shtatë (97) copë VAPE (cigare Elektronike me përmbajte të kanabis sativa).

– Një (1) armë pistoletë 7.62 M57, me një karikator

– Një (1) armë pistoletë 7.62, me një karikator dhe shtatë (7) fishek

– Një (1) llap top ACER

– Një (1) llap top MAC BOOK

– Dy (2) peshore digjitale constant per matje në sasi të vogla.

– Një (1) paketë me qindra qese të thata për paketim,

– Dy (2) automjete.

– Një (1) motoçikletë.

-Pesë (5) telefona.

Vlera e përafërt e narkotikeve të konfiskuar me çmimin e tregut llogaritet mbi tridhje mijë euro.

“Vlen të potencohet se shumica e substancave narkotikeve të konfiskuar janë droga sintetike me përmbajtje të materieve shumë të rrezikshme të cilat konsiderohen shume të dëmshme për shëndetin e njeriut. Në vendin e ngjarjes kanë dal Njësia K9 dhe njësia rajonale e Fornzikës në Prishtinë, për menaxhimin e provave materiale dhe procedurë të mëtejme.”

Tre (3) të dyshuarit e arrestuar në konsultim me prokurorin janë derguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, përderisa rasti vazhdon të hetohet nga njësia e antidrogës dhe prokuroria kompetente në Prishtinë.


(Kosova Sot Online)