Vogel: Pa e çuar Statutin e Asociacionit në kushtetuese, nuk mendoj se do të ketë përparim drejt anëtarësimit të Kosovës në KiE

  • E.K /
  • 15 April 2024 - 10:58
Vogel: Pa e çuar Statutin e Asociacionit në kushtetuese, nuk mendoj se do të ketë përparim drejt anëtarësimit të Kosovës në KiE

Eksperti nga Këshilli për Politika dhe Demokratizim në Bruksel, Toby Vogel, duke folur për Radion Evropa e Lirë ka thënë se Kosova “vështirë se mund të ec para” në anëtarësim në Këshillin e Evropës pa e miratuar dhe dërguar draft-Statutin e Asociacionit për rishikim kushtetues në Gjykatën Kushtetuese.

Ai nuk e përjashton mundësinë që ndonjëri prej vendeve të QUINT-it ta shtyjë votimin në Këshillin e Evropës.

“Ajo që mund të bëjë Kosova, është ta dorëzojë draft-statutin e Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese dhe ta çojë përpara çështjen e formimit të tij. Është një gjë jo e këndshme politikisht, por pa e bërë këtë, nuk mendoj se do të ketë përparim drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës”, thotë Vogel.

(Kosova Sot Online