Vrasja në Pejë, Kryeprokurori Kurmehaj: Dyshimet e para janë se rasti ka ndodhur në banese, çifti i kanë tre fëmijë

  • E.K /
  • 16 April 2024 - 11:29
Vrasja në Pejë, Kryeprokurori Kurmehaj: Dyshimet e para janë se rasti ka ndodhur në banese, çifti i kanë tre fëmijë

Kryeprokurori i Pejës, Agim Kurmehaj, është deklaruar rreth rastit të vrasjes së rëndë të një gruaje që ndodhi sot në Pejë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai tha se lidhur me rastin është arrestuar një person e që dyshohet se është bashkëshorti i viktimës.

Tutje Kurmehaj konfirmoi se rasti ka ndodhur në një banesë.

Ai tregoi se çifti kanë tre fëmijë.

“Dyshimet e para janë që rasti ka ndodhur në një banesë në Pejë dhe se dorasi është bashkëshorti. Ai është arrestuar dhe është intervistuar në stacionin policor. Jemi duke I konfirmuar të gjitha hetimet dhe më vonë do të dalim me informacione zyrtare. Ajo çfarë dimë deri më tani është se çifti i kanë tre fëmijë, ndërsa se a kanë qenë vetëm në banesë apo si do të konfirmojmë më vonë pasi të jenë kryer të gjitha hetimet”, tha ai.

Edmond Lajqi dyshohet se vrau gruan e tij sot në Pejë.

(Kosova Sot Online)