Rohde: Aplikimi për anëtarësim i Kosovës fitoi pothuajse 80% të votave

  • A.P /
  • 16 April 2024 - 21:04
Rohde: Aplikimi për anëtarësim i Kosovës fitoi pothuajse 80% të votave

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, ka reaguar pasi Asambleja Parlamentare ka votuar PRO që Kosova të avancojë edhe më tej drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai ka thënë se u fituan zemrat dhe  mendjet në Asamble, por pastaj ka thënë se tani Kosova duhet t’i bindë ministrat me veprime.

“Duke fituar zemra dhe mendje në @PACE_Neëssot: Aplikimi për anëtarësim i Kosovës fitoi pothuajse 80% të votave. Tani vjen pesha e rëndë për të siguruar shumicën e nevojshme 2/3 në Komitetin e Ministrave në maj, Kosova duhet të bëjë atë që duhet për të bindur me meritë dhe veprime”, ka shkruar ai në “X”. 

(Kosova Sot Online)