Gërvalla: Progresi i Kosovës konfirmohet nga votimi në Asamblenë e KiE

  • A.P /
  • 17 April 2024 - 19:20
Gërvalla: Progresi i Kosovës konfirmohet nga votimi në Asamblenë e KiE

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla ka folur pasi Asambleja Parlamentare e Këshilit të Evropës ka votuar pro Kosovës për të kaluar procesi tashmë në Këshillin e Ministrave, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gërvalla ka thënë se është konfirmuar progresi i Kosovës.

“Për të arritur deri në ditën e djeshme kemi pasur qindra takime, jo vetëm ata që kanë qenë në sallë, por deri edhe të përfaqësuesit e shteteve”.

“Ka qenë një konfirmim i fuqishëm për progresin që e ka bërë Kosova në përmirësimin e demokracisë në vend, sundimit të ligjit, të drejtave të njeriut dhe të drejtave të komuniteve joshumicë”, ka thënë Gërvalla. 


(Kosova Sot Online)