Zeqiri: Numri i qytetarëve që kanë dalë për të votuar deri tani është 2 ose 3 persona

  • A.P /
  • 21 April 2024 - 10:42
Zeqiri: Numri i qytetarëve që kanë dalë për të votuar deri tani është 2 ose 3 persona

Kryetari aktual i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka thënë se është “shumë i vogël” numri i qytetarëve që kanë dalë për të votuar për ose kundër shkarkimit të tij nga posti i kryetarit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai tha se deri tash, sipas informacioneve që ka, kanë dalë 2 ose 3 persona.

“Numër shumë i vogël, simbolik. Në bazë të informacioneve që kam, 2-3 persona kanë dalë, mirëpo nuk ka përgjigje masovike të qytetarëve. Vendvotimet janë të hapura. Përgjigja e qytetarëve është shumë e vogël”, tha ai.

Zeqiri tha se kjo “përgjigje e vogël” e qytetarëve është për shkak se vullneti i tyre është që të mos e shkarkojnë atë dhe jo sepse Lista Serbe ka bërë thirrje për bojkot.

Ai tha se Lista Serbe e din se ku është në raport me qytetarin.

“Unë besoj që nuk po dojnë me na shkarku, dmth vullneti i qytetarëve është për mos me na shkarku. Qytetarët nuk i binden Listës Serbe. Lista Serbe e din se ku është me votën, në raport me qytetarin”, tha Zeqir.

(Kosova Sot Online)