Serbia në ethet e krimit, ambasadori në Amerikë po e kërkon tërheqjen rezolutën për Srebrenicën

  • S.A /
  • 22 April 2024 - 07:55
Serbia në ethet e krimit, ambasadori  në Amerikë po e kërkon tërheqjen rezolutën për Srebrenicën

Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq, theksoi sot se Serbia kërkon që parashtruesit dhe sponsorët e rezolutës për Srebrenicën ta tërheqin atë propozim në mënyrë që të “pajtohet në rajon dhe që kjo temë e ndjeshme të mos politizohet”, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ai arsyetohet se interesi i propozuesit të Rezolutës është më shumë i “natyrës gjeopolitike”.

Ai thotë se për projekt-rezolutën nuk ka pasur konsultime dhe se është tregues se rezoluta nuk është miratuar në përvjetorin e krimit, por në mes të 28 dhe 29 vjetorit.

“Kur u miratua Rezoluta për gjenocidin në Ruandë, për herë të parë u diskutua në Bashkimin Afrikan dhe u bënë konsultime edhe kur u miratua Rezoluta e Përgjithshme për Gjenocidin në Kombet e Bashkuara, e cila u sponsorizua nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Kur ka dialog, atëherë mund të arrihet zgjidhja”, ka theksuar Gjuriq

Ai thotë se qëllimi i një rezolute të tillë është që t’i jepet një etiketë e tmerrshme politike njërës palë.

Ai kujtoi se Serbia e dënoi krimin në Srebrenicë, se dy presidentë serbë i bënë nderimet e tyre të vrarëve në Srebrenicë.

Gjuriq ndodhet në Nju Jork, ku do të marrë pjesë në seancën e rregullt të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndërsa ka paralajmëruar se do të ketë takime të shumta më pas ku do të diskutohet edhe për rezolutën për Srebrenicën.

(Kosova Sot Online )