Izmir Zeqiri deklaron pas referendumit: Do të vazhdoj punën normalisht

  • S.A /
  • 22 April 2024 - 07:48
Izmir Zeqiri deklaron pas referendumit: Do të vazhdoj punën normalisht

Ka dështuar dje procesi i votimit për shkarkim ose jo të kryetarëve shqiptarë në katër komunat në veri të Kosovës, transmeton "Kosova Sot Online ".

Serbët lokalë, ani pse kanë marrë pjesë në peticionin për shkarkim të kryetarëve më vonë e kanë bojkotuar procesin, sikurse ka bërë thirrje Lista Serbe.

Kryetari i komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, për portalin rtv21.tv ka thënë se e ka ditur që do ta çoj mandatin e tij deri në fund, teksa ka bërë të ditur se nuk ka marre pjesë në kë votim.

Tutje Zeqiri ka thënë se ”Unë do të vazhdoj punën normalisht”.

Kreshnik Radoniqi, Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në konferencën për media pas mbylljes së qendrave të votimeve ka deklaruar se numri total që morën pjesë në këto zgjedhje është 253 persona, prej 46.556 qytetarëve që kanë pasur të drejtë vote.

Kujtojmë se, Erden Atiq është kryetar i Mitrovicës së Veriut, Ilir Peci i Zveçanit, Lulzim Hetemi i Leposaviqit dhe Izmir Zeqiri i Zubin-Potokut.

(Kosova Sot Online )