Drejtori i ASK’së: Deri dje janë regjistruar mbi 530 mijë vetë dhe janë regjistruar mbi 36% e objekteve në Kosovë

  • E.K /
  • 22 April 2024 - 10:38
Drejtori i ASK’së: Deri dje janë regjistruar mbi 530 mijë vetë dhe janë regjistruar mbi 36% e objekteve në Kosovë

Drejtori i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati, ka thënë se deri dje janë regjistruar mbi 530 mijë persona në Kosovë dhe mbi 36 për qind e objekteve në Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Deri dje janë regjistruar mbi 530 mijë vetë në Kosovë dhe janë regjistruar mbi 36% e objekteve në Kosovë”, tha ai.

Ai shtoi se nuk kanë sfida madhore në terren dhe se stafi është stabilizuar si dhe kanë filuar intervistat masive.

“Nuk kemi sfida madhore në terren edhe stafi është stabilizuar këto ditë me zonat dhe kanë filluar intervistat masive, ashtu siç i kemi planifikuar nga 7, 8, 9 brenda ditës. Regjistruesit kanë arritur në kuotën që kemi parashikuar, deri në 7 intervista. Nëse vazhdon një dinamikë e tillë do ta përfundojmë regjistrimin ashtu siç është planifikuar”, tha Kastrati.

(Kosova Sot Online)