Kastrati: Janë duke u regjistruar edhe komuniteti serb në veri, jo në atë masën si në zonat tjera
Kryeshefi i ASK’së, Avni Kastrati, ka thënë se janë duke u regjistruar edhe serbët në Veri, përcjell “Kosova Sot Online”.
Ai shtoi se regjistrimi atje nuk është në masën e njëjtë sikur në zonat tjera, por duke thënë se ka filluar një regjistrim sadopak në fillim javën e parë.
“Ka pasë një vonesë me staf në komunat veriore, por kemi angazhuar javën e kaluar, janë në terren, janë duke u regjistruar edhe komuniteti serb në veri, jo në atë masën si në zonat tjera, por ka filluar një regjistrim sadopak në fillim javën e parë”, tha ai.
(Kosova Sot Online)