Lexoni edhe:
Ylli i madh i Man Cityt bëhet objektivi kryesor i Real Madridit, Perez synon transferimin e tij
Presidenti i Bosnjës dhe Hercegovinës i entitetit Republika Srpska Milorad Dodik iu drejtua Forumit të Sigurisë në Shën Petersburg në Rusi, ku u ankua për sanksionet që e rrezikojnë nga perëndimi, transmeton "Kosova Sot Online ".
“Republika Srpska është drejtpërdrejt e ekspozuar ndaj presionit dhe është nën sanksione të vazhdueshme amerikane dhe ne po gjejmë mënyra për t’u marrë me këtë problem”, tha Dodik.
Ai ka pretenduar se janë duke u përgatitur sulme kibernetike ndaj RS-së.
“Në të ardhmen duhet të priten sulme kibernetike ndaj sistemeve dhe institucioneve shtetërore dhe për këtë duhet gjetur zgjidhje. Gjithashtu nevojitet mbrojtje shtesë e fëmijëve dhe të rinjve nga përmbajtja në internet. Ne në Republikën Srpska i jemi qasur me kujdes këtij problemi dhe ky problem kërkon mbrojtje shtesë”, tha Dodik, raporton OB.
Dodik tha se forumi do të jetë një mundësi për t’i njohur pjesëmarrësit në fjalimin e tij me qëndrimet e RS-së për rezolutën e shpallur për Srebrenicën.
“Populli serb nuk do të pajtohet kurrë me narrativën e Sarajevës politike dhe një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare për gjenocidin e supozuar në Srebrenicë”, tha një Dodik i dëshpëruar, i cili më parë pranoi se gjenocidi ndodhi në Srebrenicë.
Presidenti rus Vladimir Putin iu drejtua pjesëmarrësve të forumit përmes lidhjes video dhe tha se të gjithë drejtuesit, sponsorët dhe organizatorët e sulmit terrorist në Sallën e qytetit Crocus pranë Moskës duhet të identifikohen dhe të ndëshkohen.
(Kosova Sot Online )