Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqiptohen gjoba dhe konfiskohen targa

  • E.K /
  • 27 April 2024 - 09:17
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqiptohen gjoba dhe konfiskohen targa

Drejtori i Inspeksionit, Florian Dushi, ka njoftuar për inspektimin e linjave të autobusëve, kontrollin e taksive ilegal dhe të rregullt në pjesë të ndryshme të kryeqytetit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Gjatë këtij aksioni janë shqiptuar gjoba dhe konfiskuar targa të të gjithë atyre që veprimtarinë e tyre janë duke e ushtruar pa leje të organeve kompetente ose në kundërshtim me rregulloret e Kryeqytetit.

“Inspektorati i Kryqytetit sonte edhe në orët e vona ka vazhduar inspektimin e linjave të autobusëve, kontrollin e taxive ilegal dhe të rregullt në pjesë të ndryshme të kryeqytetit.

(Kosova Sot Online)