Këto ngjarje do të ndodhin sot në Kosovë

  • E.K /
  • 08 May 2024 - 08:16
Këto ngjarje do të ndodhin sot në Kosovë

Këto janë ngjarjet që do të ndodhin sot në Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

08:30: Kryeministri Albin Kurti, në 25-vjetorin e masakrës në Saradran, bën homazhe te lapidari i fshatit. (Saradran, Istog)

08:45: Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe te lapidari i tre dëshmorëve të fshatit Saradran, Demush Mavraj, Ibish Mavraj dhe Bekim Mavraj. (Saradran, Istog)

10:00: Demokraci Plus publikon analizën “Rënia e kulmit të objektit të Komunës së Prishtinës – alarm për luftimin e korrupsionit në prokurim publik”. (Zyrat e Demokraci Plus, rr. “Bajram Kelmendi”) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

11:00: Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere. (Kuvendi i Kosovës, salla C203)

11:00: Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

12:00: Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin pёr Rininë.(Kuvendi Komunal Prizren)

13:30: Mbahet mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024.(Kuvendi i Kosovës, salla N204)

13:30: Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) mban konferencë për medie. (Zyrat e FBK-së, Arbëri)

14:00: Kryeministri Albin Kurti merr pjesë në përurimin e platformës online për komunitetet. (Salla e Konferencave Capital Gate, Zona Industriale, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

(Kosova Sot Online)