Bytyqi: Mimoza Kusari të tregojë pse Kosova është nën sanksione e jo të shpërndajë gënjeshtra

  • A.P /
  • 12 May 2024 - 16:57
Bytyqi: Mimoza Kusari të tregojë pse Kosova është nën sanksione e jo të shpërndajë gënjeshtra

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, ka reaguar ndaj deklaratës së Mimoza Kusari-Lila e cila ka thënë se opozita ka bllokuar 300 milionë euro, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Bytyqi ka thënë se kjo është përpjekje e qartë për ta fshehur keqmenaxhimin e fondeve të BE-së.

“Akuza juaj ndaj opozitës se “kemi bllokuar 300 milionë euro” është veç një përpjekje e qartë për të fshehur përgjegjësinë e qeverisë suaj për keqmenaxhim të fondeve të BE-së. Faktet tregojnë qartë se bllokimet janë rezultat i mungesës së transparencës dhe keqmenaxhimit të qeverisë suaj, e cila nuk ka bërë përpjekje serioze për të zbatuar reformat dhe për të adresuar çështjet e identifikuara nga BE-ja”, tha Bytyqi.

Ajo tha se “Kusari-Lila duhet të kërkoj falje pse vendi është nën sanksione e jo të shpërndajë gënjeshtra për bllokimin e 300 milionë eurove nga opozita”.

“Dështimin e qeverisë tuaj nuk e mbuloni dot as me gënjeshtra, zonja Kusari-Lila”, tha Bytyqi.

Ajo i ka kërkuar Kusari-Lilës që “të angazhohet në adresimin e çështjeve reale që kanë bllokuar fondet e BE-së dhe të japë llogari për mënyrën se si qeveria e saj ka menaxhuar këtë proces”.

“Para se të tentohet të akuzohet opozita per Marrëveshje, do të duhej të ipej llogari se pse Kosova vazhdon të jetë vendi i vetëm nën sanksione!”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)