Armatimi i konfiskuar në Zveçan, dyshohet se ka mbetur nga sulmi i Banjskës

  • A.P /
  • 14 May 2024 - 20:30
Armatimi i konfiskuar në Zveçan, dyshohet se ka mbetur nga sulmi i Banjskës

Sot policia ka konfiskuar sasi të madhe të armatimin në rrethinë të  Zveçanit, që dyshohet se ka mbetur nga sulmi i 24 shtatorit në Banjskë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, kanë mbajtur konferencë për media.

Hoxha tregoi sasinë e armatimit të sekuestruar.

“1 mijë e 588 municione apo fishekë, 10 armë të gjata, 6AK 47, mitrolozë, 62 shok-bomba, eksploziv, dylbi, radiolidhje, shurdhues, karikatorë të mbushur e të zbrazët, maska, antiplumb, unifromë e ushtrisë serbe dhe 10 uniforma të Policisë së Kosovës, pajisje për dronë, etj”, tha ai.

(Kosova Sot Online)